Po të mos ishte korruptuar sot dy milionë Kosovarë do çoheshin në këmbë për ta mbrojtur Thaçin!


Safet Xhelali

Të përballur me Prokurorinë Speciale Ndërkombëtare, Hashim Thaçi me shokë sërish po na prekin në pikën më të do bët që kemi ne shqiptarët: luf tën e UÇK-së. Po mundohen të thirren në shenjtërinë e kësaj lu fte mu ata që nëpërkëmbën e devijuan në formën më të vrazhdët vlerat dhe qëllimet e lu ftës për ndërtimin e një Kosove si shtet pa krím, pa korr upsion dhe shtet të së drejtës. Ata që të zhytur në luks, me vite e dekada kishin harruar luf tëtarët më të mirë të UÇK-së, tani thirren prap në vlerat e saj. Sepse tash janë ngushtë, jo për diçka tjetër. Ata që vetë e votuan Prokurorinë speciale tani shtiren si víktíma të pafajshme të asaj prokurorie. Po, po, ata që për karrige e pushtet u futën në biseda e pazara me Serbinë për “zaednica” e madje edhe për terrítore, tani do u angazhokan për pastërtinë e luf tës.

E jo vetëm me Serbinë, por në pazare u futën edhe me Malin e Zi, duke ia falur Çakorrin. Ata që bënë pallate e miliona, tani shtiren si víktíma. Jo, jo. Kontributin tuaj për UÇK-në e për lirinë e Kosovës ju me vetëdëshirë e dogjët duke u futur në biznese të dyshimta. Askush nuk ju ka çu me zor, vetë ua ka pasë ëndja. Skeni më të drejtë që të thirreni në atë kontribut, e keni harxhuar këtë kredi. Po mos ta kishit djegur kredinë e luf tës, a mendoni se sot Prokuroria do të mund ta merrte Hashim Thaçin në Hagë? Dy milionë kosovarë do çoheshin në këmbë për ta mbrojtur. E jo vetëm kosovarët, por gjithë shqiptarët e Ballkanit, duke na përfshi edhe neve këtu në Maqedoninë e Veriut. Mirëpo, pasi që zgjodhët korru psionin në vend se të ruani pastërtinë e figurës suaj usht arake, edhe vetë po e shihni se askujt nuk po i bëhet vonë që po ju marin andej. Bile ne shqiptarët në Maqedoni po e lusim Zotin që ta keni këmbën e lehtë dhe ti merni me vete edhe disa patriotë milionerë që i kemi këtu.

Më falni që po ua them keshtu direkt, por realiteti është i tillë. Unë nuk di të bëj lajka, prandaj edhe kolumnat nuk mi botojnë mediumet proqeveritare. Por më mirë ta kesh një “ar mik” që ta thotë të drejtën në sy, se një “mik” që ta bën qejfin duke të gënjyer.