Nis humori me kryeministrin Hoti
Driton Selmanaj, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, dy net më parë zbuloi një detaj interesant për kryeministrin Avdullah Hoti, shkruan Express.
Zëvendësi i tij deklaroi se Hoti për çdo ditë të punës së tij e merr bukën me vete nga shtëpia për të ngrënë në zyrë. E kjo deklaratë e Selmanajt ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale.
Disa e kanë lavdëruar këtë veprim e disa të tjerë kanë nisur talljet.
Një e tillë, është ku shihet kryeministri Hoti dhe koordinatori Skender Hyseni, në takimin e fundit të tyre në Uashington, ku shihet Hyseni teksa i flet në vesh Hotit, ndërsa mbishkrimi i tyre është “Tu ka ftof sandviqi”.