Policët e ɑrmatosur deri në dhëmbë ecin rreth 3 km për ta bërë ndërrimin në Jarinje (Video/foto)

Po vazhdon të mbetet e bllokuar rruga në Jarinjë nga një grup serbësh të revoltuar me vendimin e qeverisë së Republikës së Kosovës për fillimin e zbatimit të reciprocitetit të targave.

Por ndonëse rruga është e bllokuar situata është e qetë dhe nuk ka ndonjë zhvillim që nga dita e djeshme.

Ekipi i IndeksOnline po vazhdon të qëndroi në Jarinje për të raportuar në kohë reale për më të rejat nga kjo pikë kufitare.

Tani sapo është bërë ndërrimi i pjesëtarëve të Njësisë Speciale. Atyre, ndonëse të armatosur deri në dhëmbë iu bie të ecin rreth 3 km për ta kryer ndërrimin e kolegëve pasi që rruga është e bllokuar nga serbët./IndeksOnline