Presidenti francez Emmanuel Macron bëri një vizitë të papritur në jug të Francës.
Ai shfaqet i veshur me një beretë klasike franceze dhe shoqëron një kor barinjsh të cilët ishin duke kënduar këngë tradicionale.
Në një video të publikuar nga rrjeti francez “BFMTV”, Macron i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Brigitte, shfaqet i relaksuar dhe duke shijuar peizazhet e bukura në rajonin Arzel-Gazost në jug të Francës pranë kufirit me Spanjën.
Presidenti francez në një moment iu drejtua njërit prej barinjve dhe tregoi beretën e tij duke buzëqeshur.