Prifti Serb: Ka ardhur koha të kthehemi përsëri në Kosovë në tokat tona!


Nuk resht së politizuari dhe polarizuar sítuatën kreu i Kishës Ortodokse: Do të kthemi në Kosovë, është toka e jonë, ajo Ushtri është e përkohshme, do ta shuajmë.

Në një dalje publike, ai tha se “ata që kanë harruar Car Llazarin (princi serb që u v.ra në Betejën e Kosovës) tashmë janë të mallkuar nga Zotí. Ka ardhur koha me bekimin e tij që të kthehemi përsëri në Kosovë”.

“Koha e atyre që hoqën dorë nga Llazari i Kosovës dhe angazhimi i tij për Mbretërinë e përjetshme të Qiellit po kalon dhe ne të gjithë po kthehemi përsëri në Kosovë. “Ata që hoqën dorë nga Kosova, pështynë në eshtrat e martírëve, varret e këtyre dëshmorëve këtu dhe në të gjithë Kosovën deri në Gjakovë, të cilët luftuan për Zotín në vitin 1912, për të vërtetën dhe drejtësinë e Zotit, për lirinë”, tha Amfilohije në një fjalim që nuk kishte lidhje me fenë, por me luftërat nacíonalíste të serbëve kundër shqiptarëve në shekuj.

“Kështu, Zoti tregon se ai kujdeset për popullin e tij dhe ky popull i kthehet vetvetes, shpirtit, traditës, dëshmorëve të tij, Perandorit Lazar, por edhe Besëlidhjes së Kosovës që buron nga Dhiata e Re”, përfundoi prifti serb