



Gastronomët e Prizrenit duket se nuk po pyesin për rregullat e shtetit.Indeksonline ka arritur të siguroj pamje nga qyteti i Prizrenit, ku shihet që në shesh ka grumbull njerëzish dhe se kafiteritë po punojnë sikur të mos ekzistonte koronavirusi.




Qeveria e Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, të premten morën vendim që gjatë vikendit të gjitha lokalet të jenë të mbyllura.




Po ashtu u vendosën në karantinë shtatë qytete të Kosovës.
Kjo si pasojë e rritjes së rasteve, ku vetëm në 24 orët e fundit u shënuan 730 raste./Indeksonline