Pronarët e “LDA Group” dyshohet se po fshihen në këtë shtet, atje nisën luksin më 2 milionëshin e Thesarit


Autoritetet e Kosovës kanë arritur që të kapin Labinot Grudën të cilit ia kanë caktuar sot edhe një muaj paraburgim nën dyshimet se i njëjti në cilësinë e zyrtarit të Thesarit të Shtetit ka mundësuar vjedhjen e mbi 2 milionë eurove dhe dërgimin e tyre në llogarinë e kompanisë “LDA Group”.

Derisa të dy pronarët e kompanisë “LDA Group”, Kadri Shala dhe Valon Shala aktualisht janë në kërkim nga shteti. Sipas burimevebrenda Prokurorisë ata dyshohet se janë duke u fshehur në Turqi.

Siç mëson express të dy ishin arratisur drejt shtetit turk më herët, ku edhe kishin filluar nxjerrjen dhe shpenzimin e parave të vjedhura nga Thesari i Republikës së Kosovës.

Të dy pronarët e kompanisë “LDA Group”, siç thonë burimet brenda Prokurorisë atje kishin filluar të blejnë makina dhe kanë rënë nën llupën e hetuesve kur e kanë kryer njërën nga blerjet.

Që prej atij momenti të dyve u janë bllokuar llogaritë, derisa mësohet se ata kanë arritur të nxjerrin plotë 250 mijë euro.