Gazetari i njohur dhe publicisti Kastriot Myftaraj ka ndërruar j etë në moshën 60 vjeçare.
Në njoftimin e dhënë për mediat policia bën të ditur se Myftaraj dyshohet se është hedhur nga kati i katërt i banesës ku jetonte në zonën e “Ali Demit” në Tiranë.
Mësohet se Myftaraj jetonte me nënën e tij, e cila ndodhej në banesë kur ndodhi ngjarja, rreth orës 12: 30 në lagjen Ali Demi, por nuk dihet nëse e ka parë si ka ndodhur ngjarja.
Ndërsa policia vijon hetimet mbi ngjarjen, pronari i televizionit lokal të Gjirokastrës ALPO RTV Aristotel Petro ka ngritur dyshime të forta se KLastriot Myftaraj mund të jetë v rarė.
“Një lajm i kobshëm për fjalën e lirë po qarkullon këto momente kur po flitet se Gazetari (nga të paktët që mund të quhen të tillë) Kastriot Myftaraj ka bërë vetvrasje duke u hedhur nga kati 4rt i një ndërtese .
Me aq sa e njihnim Kastriotin ai nuk ishte person që mund të bënte vetëvrasje dhe pa asnjë dyshim mund të themi në se lajmi që ka vetëm pak minuta që ka dalë nga ky moment është i vërtetë kuptohet se Kastriotin e kanë v rarē.