Propozimi ideal i Ermal Pandurit: Ta ndryshojmë kushtetutën për bashkimin me Shqipërinë


Një propozim i bukur ka ardhur nga Drejtori i RTV Dukagjinit pas lajmeve të fundit për ndryshim të kushtetutës.

Ai ka deklaruar se nëse po e ndryshojmë kushtetutën atëherë ta ndryshojmë edhe këtë pikë nga kushtetuta:

Ky është postimi i tij:

“Kushtetuta nuk është as Bibël e as KURAN!

Nëse e ndryshojmë Kushtetutën, po i ndryshojmë edhe disa pika të tjera….

Kapitulli 1, Neni 1, pika 3:

Versioni aktual:
Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti.

Versioni i ndryshuar!
Republika e Kosovës bashkohet me Republikën e Shqipërisë si një shtet i përbashkët!” /KorrektPress