









Profesori i komunikimit dhe medies, Abit Hoxha, ka komentuar paraqitjet e kryeministrit Albin Kurti për intervista në mediumet ndërkombëtare.
Hoxha, në Info Magazine, u shpreh se ky narracion i bën dëm Kosovës, megjithatë, sipas tij, ka dy arsye që ai bëhet pjesë e mediumeve të huaja, njofton klankosova.tv.





”Është i rr ezikshëm, është i papërshtatshëm, krijon kushte të vështira për punën e gazetarëve dhe gjithsesi i bën dëm Kosovës, pikërisht në këtë arenën ndërkombëtare, ku kryeministri edhe mundohet të jetë më shumë prezent”.
”Ndikimi i medies ndërkombëtare në politikëbërësit ndërkombëtarë është pak i ekzagjeruar në Kosovë. Ne mund t’i japim prej Kosovës 10 intervista në BBC, por nëse puna nuk shkon mirë me dikë nga Unioni Evropian, atëherë është e kotë ajo punë”.