“Pse po vozit shpejt me veturë në fshat..” Kështu nisi e gjithë ngjarja në Skenderaj!

Skenderaji dhe e gjithë Kosova u trondit sonte nga ngjarja tragjike që ndodhin në lagjen Dushkaj në fshatin Baks, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën Betim Musliu, teksa kanë mbetur të pIagosur edhe dy persona tjerë, përfshirë të dyshuarin për v rasje, Shukri Rexhepi.

Sinjali mëson se v rasja ndodhi për motive të ulëta, pasi dyshohet se Musliu kishte kërkuar nga një anëtar i familjes së Rexhepit, që të mos vozisë shpejt, çka kishte shkaktuar një mosmarrëveshje mes palëve të përfshira në rast.

“Pse po vozit shpejt me veturë në fshat..”, thuhet se është shkaktari I vrasjes së mërgimtarit dhe plagosjes së dy personave të tjerë.

Ndërkohë rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Fexhrie Pllana, e cila ka bërë të ditur për Sinjalin se dy të pIagosurit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për ndihmë mjekësore.