Publikohet deklarata e Ibrahim Rugovës, çka thoshte ai për Ramush Haradinajn (VIDEO)


Ish-deputetja e AAK’së, Albena Reshitaj, ka shpërndarë një video në të cilën ish-Presidenti Ibrahim Rugova flet për kreun e AAK’së, Ramush Haradinaj.

Në kohën kur Ramush Haradinaj kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit pas thirrjes që i kishte ardhur nga Gjykata e Hagës, Presidenti i atëhershëm Ibrahim Rugova e kishte vlerësuar lart atë.

Rugova kishte çmuar gjestin e Haradinajt për të bashkëpunuar me drejtësinë.

“E them lirisht si gjithmonë, si të gjitha gjestet e zotit Haradinaj, edhe ky është një gjest Iimadh patriotik. Të gjithë e dimë se z.Haradinaj është një figurë e shquar dhe ishte figurë e shquar në luftën për liri e pavarësi, dhe tash në skenën politike të Kosovës së lirë”, kishte deklaruar ish-Presidenti Rugova.