Për Albin Kurtin janë nxjerrë këngë edhe më parë, por kësaj here është publikuar një e re, ku i këndohet bëhet thirrje që të votohet Kurti.
Në këtë këngë, të realizuar jo me përkushtim shumë të madh, figura e Kurtit lartësohet duke e quajtur atë si shpëtimtar dhe shpresë për kombin shqiptar.
Në këngë thuhet ndër të tjera: “Çohu Kosovë, cohu Kosovë, i erdh ora kombit tonë, cohu Kosovë e prite djalin, na e pruni Zoti shpëtimtarin, shpresat kurrë kombi si hupi, mirë se erdhe Albin Kurti.”
Kënga është publikuar nga një këngëtar me emrin Hamit Kastrati.