Punon taksist e lexon 5 orë në ditë, 59-vjeçari shqiptar u bën thirrje të rinjëve: Lexoni se libri ta zbut shpirtin!

Sot u shënua Dita Ndërkombëtare e Librit. Në këtë ditë që festohet në gjithë botën është një personazh interesant që ka nja mesazh për ata që nuk e preferojnë leximin.

Bëhet fjalë për taksistin Zijadin Hyseni, i cili që 15 vjet sa vozitë nëpër kryeqytet katër deri pesë orë në ditë i kalon duke lexuar libra, krejt kjo gjatë kohës kur nuk ka klientë.

“Jo vetëm që libri mundëson pajisjen me dituri por në radhë të parë d rama, romani, poezia, të japin kulturë, ta zbusin sh pirtin, zemrën dhe njëkohësisht është pasaporta më e mirë me të cilin mund të udhëtosh kudo”, tha Hyseni.

59 vjeçarit më së shumti i pëlqejnë shkrimet e Amerikës Latine derisa nga ato kosovare, veçon rreshtat e shkruar nga Ismail Kadare.