Qartësohet gjithçka: Tahiri i kërkoi studentes ID-në, ajo me një grup kishin tentuar të kopjonin! (VIDEO)

Është qartësuar problemi që profesori i Fakulteti Juridik, njëherësh kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, pati sot me një studente.

Indeksonline mëson arsyen se pse Tahiri i kërkoi përgjegjësi studentes duke i kërkuar asaj që të futet përsëri në klasë.

E njëjta, sipas burimeve tona, kishte hyrë në provim duke tentuat të kopjojë. Studentja në fjalë e dorëzoi testin pa emër… dhe kjo nxiti profesorin Tahiri që t’ia kërkojë ID-në e Universitetit.

Se vajza dhe një grup tentuan të kopjonin, e dëshmojnë edhe fotot (e Viber-it) që ka siguruara “Indeksonline”.

Provimi ishte i lëndës Historisë, Institucioneve Shtetërore dhe Juridike. /Indeksonline