Qentë llaskuca lehin, unë po eci

Publicisti Halil Matoshi u është përgjigjur kritikave të shumta që i ka marrë sot, si pasojë e një fjalori të papërshtatshëm që e përdori mbrëmë ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

Ndonëse kërkoi falje gjatë ditës së sotme, kritikat ndaj tij vazhduan, të shoqëruara edhe me ofendime.

Pak minuta më parë, Matoshi ka publikuar një fotografi pas një aktiviteti sportiv që e ka zhvilluar në natyrë.

Pas ecjes nëntë kilometërshe, ai ka dërguar një mesazh.

“Qentë llaskuca lehin – unë po eci”, ka shkruar ai.