Qeveria e Kurtit e kthen vendimin për dasma, ky është njoftimi i fundit


Qeveria e vendit ka ndryshuar vendimin për masat antí-C0VíD sa i përket organizimit të dasmave dhe të pameve.

Në vendimin e djeshëm thuhej se dasmat lejohen të organizohen në pranin e jo më shumë se 10 personave, ndërsa me vendimin e ri, qeveria i ka ndaluar krejtësisht organizimin e tyre.

“Ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se 10 persona, (mbledhjet, seminaret, trajnimet, homazhet). Përjashtimisht, pavarësisht numrit të personave mbajtja e të pamës dhe dasmave ndalohet”, thuhet në vendimin të Qeverisë.