Florenta Radogoshi është qytetare e thjesht nga Gjakova, por ajo vitet e fundit kishte një mosmarrveshje me vëllain e saj të famshëm, humoristin Sevdai Radogoshi “Qumili”. Konfl ikti mes vëllait dhe motrës kishte si pikënisje pensionin dhe shtëpinë e nënës së tyre.
Në atë shtëpi jetonte nëna e humoristit Radogoshi, ku bashkë me të jetonte edhe motra e vogël Florenta. Thuhet se vëlla e motër filluan mosmarrveshjen e tyre, përshkak të shtëpisë “pasurisë” që Florenta po e “trashëgonte”.
Sipas asaj që mësuam, Florenta ishte kujdesur për vite të tëra për nënën e saj të moshuar, ndërsa Sevdaiu kishte lëngë shtëpinë dhe Gjakovën për të jetuar jetën e tij me familje në kryeqytet.
Ani pse në kryeqytet, Sevdaiu akoma po e mbante qëndrimin e tij se shtëpia e prindërve i takon djalit e jo vajzës. Dhe me këtë qëllim kishte shkuar në Gjakovë për ta marrur pasurinë që “i takon”, por, atje kishte qëlluar motra e tij Florenta e cila nuk e kishte lejuar.
Thuhet se “Qumili” nuk mundi ta përmbante vetën nga nervoza e tepërt dhe e grushtoi motrën e tij të vogël, e cila kishte marrë lëndime të lehta dhe ishte dërguar në spital. Nuk dihet akoma nëse Sevdaiu dhe Florenta i kanë rregulluar raportet, apo vazhdojnë të mos flasin mes vete.
Sot u tha nga Gjykata e Gjakovës se Sevdaiu mori një “gjobë” prej 500 euro për dëmin që i kishte bërë motrës së tij.
Tutje thuhet se motra e Sevdaiut jeton në kushte jo të mira dhe ka nevojë për streh, e ku të gjente strehën më të mirë se në shtëpinë e nënës?
Por, ishte vëllai i saj i cili nuk do që ta sheh të strehuar atë.