Qytetarit nga Istogu: Pse Rugova të ketë statujë, e vëllezërit Dervishaj jo?!


Në qendër të Istogut është përuruar statuja e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Zbulimi i shtatores është pritur me ngrohtësi nga shumica e qytetarëve në Istog, ku edhe ka lindur ish presidenti Rugova, shkruan Istogu Channel.

Megjithatë, ka edhe nga ta që kanë krítika. Njëri ndër ta është Ali Sefaj, i cili thotë se po injorohet vepra e dëshmorëve Dervishaj të cilët ranë për liri.

“Unë e kam problemin vetëm me të vertetën, sepse ju e preferoni rrenen në vend të saj. Memorial dhe bust për Ibrahim Rugovën, ndërsa injorim për tre vëllezërit dëshmorë Dervishaj.

Padrejtësia është err ësirë në ditën e gjykímit” shkruan Ali Sefaj.