Rakiq: Albin Kurti e organizoi ngjarjen ndaj djalit të Rashiqit

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sipas tij, e ka organizuar s ulmin ndaj të birit të politikanit serb në Kosovë, Nenad Rashiq.

Rakiq thotë se s ulmi ishte organizuar përmes vetë Rashiqit dhe politikanes Rada Trajkoviq, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

“I ncidenti i djeshëm, l ufta e organizuar midis dy grupeve të të rinjve, në të cilën u p lagosën disa të rinj, përfshirë djalin e Nenad Rashiqit, është rezultat i konflikteve personale mes këtyre të rinjve, të cilat kanë zgjatur për disa ditë, dhe nuk ka të bëjë me aktivitetet politike të babait të tij”.

“Kjo është një e vërtetë që është e njohur për të gjithë në Graçanicë, përfshirë Rashiqin dhe Rada Trajkoviqin, por ata edhe një herë treguan çnjerëzimin e tyre dhe në marrëveshje me mentorin e tyre Albin Kurti a buzuan me këtë incident dhe u përpoqën të trondisnin harmoninë e popullit tonë me gënjeshtra dhe duke e portretizuar këtë incident si politik”.