Ramush Haradinaj në bisedime për koalicion me VV’në: Kjo pozitë i afrohet AAK’së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka filluar negociatat me liderin e Vetëvendosjes (VV’së), Albin Kurti, për një koalicion pas zgjedhor.

Sipas burimeve të Metros, Albin Kurti i ka ofruar Ramush Haradinajt një pozitë të rëndësishme shtetërore dhe bëhet fjalë për ulësen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Nga negociatat që janë bërë deri më tani, Kurti po insiston vazhdimisht që ai të bëhet kryeministër ndërsa Vjosa Osmani presidente e Kosovës.

Ndërkaq kujtojmë që në zgjedhjet e fundit i pari i AAK’së, ka shpallur kandidaturën për president dhe që e gjithë fushata ishte fokusuar në të, madje edhe slogani i partisë së tij ishte “Ramushi President”.

Mirëpo siç duket Kurti po insiston që Osmani të jetë presidente e shtetit, ashtu edhe siç kishte deklaruar në ditën kur kjo e fundit hyri në listën garuese të VV’së.