Ramush Haradinaj për Vjosa Osmanin: Ajo është Presidente e Albin Kurtit

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se me zgjedhjen e Vjosa Osmanit në postin e presidentit, vendi është futur në mon izëm, derisa ka shtuar se Osmani është presidente e kryeministrit Albin Kurti.

“E gjithë kjo është një tregues që për Kosovën nuk priten ato ditë të mira që i kanë premtuar, sepse kemi të bëjmë me një m ash trim dhe me një sistem që është i një partie. President, kryeministër, kryeparlamentar, kryetar partie është një njeri, është Albin Kurti, në një mënyrë ne po kthehemi në mon izëm”, tha ai për KP.

Haradinaj ka thënë se mënyra sesi pozita siguroi kuorumin “dë shmon se vendin nuk e presin ditë të mira”. Ai adresoi a kuza edhe ndaj deputetëve të opozitës që votuan Osmanin, duke thënë se këta tjetërsuan vullnetin e qytetarëve.

“Dje u vërtetua që fituesit e rinj të zgjedhjeve kanë mungesë gux imi që të veprojnë si e parasheh demokracia. Po ashtu, u treguan të zot dhe treguan se kanë prirje për kontrabandim të votës. Ajo që ka ndodhur nuk është në nderin e Kosovës dhe demokracisë tonë. Pra u zgjodh presidentja me kontrabandim të votave, me deputetë që për përfitime të atyre për atyshme, tjetërsuan vullnetin e votuesve të tyre”, ka potencuar Haradinaj.