Raportuesja për Kosovën: Nëse ne në PE do ta kishim fjalën e fundit, Kosova do t’i kishte vizat

Viola Von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, i është përgjigjur një postimi në Twi tter të bërë nga faqja “Kosdata”, ku thuhet se vetëm shtetasit e Kosovës nuk janë të lirë të lëvizin pa viza në Evropë.

Cramon për këtë shkroi në Tw itter se Kosova do ta kishte liberalizimin e vizave, nëse Parlamenti Evropian do ta thoshte fjalën e fundit. Por sipas saj, është presidenti i Këshillit Evropian ai që e merr vendimin.

“Njerëz, unë jam e vetëdijshme për këtë fakt. Fatkeqësisht, nuk varet nga unë që të vendos për këtë. Më besoni, nëse ne në Parlamentin Evropian do ta kishim fjalën e fundit, Kosova do t’i kishte të njëjtat mundësi udhëtimi si të gjitha shtetet tjera evropiane, por është presidenti i Këshillit Evropian ai që e merr vendimin”, shkroi Cramon.