Dario Costa është piloti që ka vendosur rekordin e ri Botëror në “Guinness”./Pamjet meP0SHT.
Sipas Europneës, 41-vjeçari bëhet guximtari në botë që fluturon me aeroplan në një tunel të ngushtë në Turqi.
Sipas mediave ndërkombëtare, piloti drejtoi aeroplanin me një shpejtësi prej 245 km/h, por pjesa më e rrezikshme ishte kur ai doli nga tuneli pasi u godit nga erërat e kundërta.
“Unë kurrë nuk kam fluturuar në një tunel në jetën time – askush nuk e kishte bërë atë – kështu që kishte një pikëpyetje të madhe në kokën time nëse gjithçka do të shkonte ashtu siç e prisnim”, tha piloti, Dario Costa.
Një ekip prej 40 personash ndihmës u përfshi në fluturim, i cili përshkoi 2.26km në më pak se 44 sekonda.