Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, në emisionin Kojshia Show, ka treguar se çfarë kanë biseduar gjatë takimit që u zhvillua ditën e djeshme me presidenten Vjosa Osmani. Jasharaj në rrëfimin e tij në studio la të kuptohet se presidentja nuk u solli asgjë më shumë se qëndrimet e kryeministrit Kurti, të cilat tashmë dihen se cilat janë.
“Presidentja tha se nuk është në kompetencë timen. Na luti që për hir të kohës, për hir të atdheut të kemi mirëkuptim. Në ia shpjeguam se në këtë kohë kur ka ngritje të mëdha të çmimeve, ky 100-shi nuk ndërron shumë, por do të ishte një mesazh deri sa të bëhet Ligji i pagave, e që këtij ligji ia kemi parë sherrin edhe në të kaluarën, e po ia shohim edhe tash”, u shpreh Jasharaj në emision, përcjell Korrespodenti.
Për më shumë ndiqeni deklaratën e Rrahman Jasharajt nga minuta e 17:30, ku flet për takimin e tij me presidenten Osmani.