RRËFIMI: Gjenerali grek ftoi Ibrahim Rugovën në 1992, por kur e përcolli, i dhuroi një… “Ishte befasia më e madhe e vizitës. U stepëm të gjithë”

Adnan Merovci (në foto) ka qenë një nga njerëzit më të afërt të ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Ai ka treguar se gjenerali grek Nikolae Giralakis i ka dhuruar një pistoletë Rugovës, së bashku me 200 fishekë në një takim në 19 korrik të 1992.

Më pas ka rrëfyer se pistoletën, Rugova ia ka kaluar atij duke i thënë: Merre, o Adnan, se na duhet. Shtet po ndërtojmë”.

Pjesë nga rrëfimi i Merovcit, botuar sot nga DITA:

Në përfundim të vizitës së Presidentit RUGOVA në Greqi më 19 korrik të vitit 1992, organizatori i saj, gjenerali Nikollae Girillakis kishte organizuar një takim përshëndetës, ku nuk munguan dhuratat.

Dokument: Deklarata për armën, ku ndër të tjera gjenerali grek e njef Rugovën si President të Kosovës në vitin 1992.

Ishte kjo befasia më e madhe e vizitës. U stepëm të gjithë. Unë u drejtova miqve grekë: “Me të vërtetë keni menduar këtë dhuratë për RUGOVËN?” – “Po, pikërisht për RUGOVËN”, thanë.

Kryetari vetëm qeshte dhe më tha: “Mere, o Adnan, se na duhet. Shtet po ndërtojmë” . Diçka lidhej këtu dhe si i habitur vazhdova: “RUGOVËS, njeriut të paqes, GANDIT të Ballkanit, i dhuroni armë?”

– “Po”, tha z. GIRILLAKIS.

Në këtë moment ndjeva dhe kuptova si asnjëherë më parë thënien e babës për armën. (Arma më e mirë është ajo që nuk përdoret).

Duke dashur që zbërthimin e kësaj domethënieje t’ia atribuoja vetes thashë: “Është simbolikë shumë e saktë. Arma më e mirë është ajo që nuk përdoret kurrë. Si dhuratë për RUGOVËN kjo do jetë arma më e mirë në Ballkan”.

Kërkova të ma shkruajnë një letër prejardhjeje të kësaj arme, sepse do të kemi probleme nëpër kufi…

n.s. / dita