Rrëfimi i 74 vjeçares që jeton e vetme në fshatin Drelaj të Pejës (VIDEO)


Ajo çdo ditë zgjohet në ora 4:00 të mëngjesit. Puna e parë e saj është ndezja e zja rrit. Prej 30 vitesh Rrushe Qorraj jeton vetëm në fshatin Drelaj të Rugovës.

E moshuara asnjëherë nuk ka mundur të largohet nga ky vend. Në kasollen e saj prej druri 74 vjeçarja kalon katër stinët e vitit dhe aty e gjen qetësinë.

“Unë zgjohem herët dhe ora 4 nuk më gjen fjetur. Përgatis ndonjë ushqim të mirë çfarë vet dëshiroj”, tregon e moshuara për RTV Dukagjinin.

Përkundër viteve mbi supe, Rrushja asnjëherë nuk lodhet duke u kujdesur për 15 bagëti, përcjell Telegrafi.