Rrëfimi i veteranit të UÇK-së: Luftova për Kosovën, por duhet të shkojë në Kroaci për të siguruar “bukën e gojës”


Ish-Iuftëtari i UÇK-së, tashmë veteran, Arben Doçi, 40 vjeçar nga Klina është duke u ndjerë i zhg ënjyer me gj endjen e keqe në të cilën gjenden sot veteranët e Iuftës (përfshírë dhe veten e tij), 20 vjet pas lufte.

Doçi, ka thënë se është duke e marrë pagën e veteranit prej 170 euro, mirëpo nuk mjafton për t’ia siguruar një jetë më të mirë familjes së tij.

Veterani i UÇK-së, i cili ka vepruar në stacionin “Shigjeta” në zonën e Pashtrikut në kuadër të Shtabit të Përgjithshëm, theksoi se ka punuar më herët në sigurim, mirëpo me lígjín e veteranëve nuk ka të drejtë të punojë punë tjetër.

“Kam punuar në sigurim, por na ndaluan me këtë lígjin e veteranëve. E tash punoj aty – këtu diçka fízikísht. E marr pagën e veteranit 170 euro. Jam i martuar, i kam katër vajza. Gruaja nuk më punon. Vajzën më të vogël e kam pesë vjeçare dhe më të madhen e kam 16 vjeçare”, ka deklaruar ai për Telegrafi.

Ai shprehu shqetë simin e tij me jetën që është duke e zhvilluar në Kosovë, sa që ka vendosur që të shkojë në Kroaci, për të punuar dhe për t’ua siguruar një mirëqenie më të mirë vajzave dhe gruas së tij. Doçi thotë se ikja e veteranëve nga Kosova është një Iuftë speciale që po iu bëhet, nga ‘bashkëIuftëtarët’, të cilët janë në pushtet pasi nuk përkojnë me interesat e tyre.

“Për qejf nuk e lë askush vendin, familjen. 80 për qind e bashkëIuftëtarëve, gjysma vdiqën e gjysma ikën jashtë. E kam vizën kroate, për në Kroaci. E kam lejen e punës për momentin për një vit, por se di çka ndodh nëse mund të rri apo jo.

Vet mendoj të shkoj e të punoj ndonjë punë atje. Nga fillimi i javës tjetër mendoj të nisem. Kjo është një Iuftë speciale e të huajve me politikanët tonë, për t’i larguar këtë kategori të cilët nuk kanë marrë veshje me politikanët tanë. E arsyeja e vetme është që ne të largohemi, se me njerëzit e Iuftës nuk munden ndryshe me bo, vetëm për interesa të veta”, vlerëson Doçi.

E mundësia për punësim në Kosovë sipas tij, është që të kesh pushtet ose para.

Me ta duhet të kesh ose pushtet ose pare ose…Këto janë kushtet për me të shti në punë ata. Fatmir Limaj, Azem Syla, Kadri Veseli, Hashim Thaçi e tjerë që sot janë në pushtet kanë qenë anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm e unë kamë qenë në njësitin e operacionit ‘Shigjeta’, të cilin e ka udhëheq Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.

Këta në pushtet sot s’janë për ne, sepse faktíkisht janë për vete”, u shpreh i zh gënjyer, veterani i Iuftës Arben Doçi. /Reporteri.net/.