Rrëfimi prekës i Milaim Bellanicës: Flas me të v’dekurit, pi duhan me ta


Gjatë një rrëfim të r ëndë për m asakrat e ndodhura në Kosovë gjatë l uftës me Serbinë, Milaim Bellanica, personi që filmoi m asakrën e Krushës së Madhe, ka pohuar se flet me v iktimat dhe pi duhan me ta.

Në një intervistë në televizionin T7 në Kosovë, Bellanica deklaron se në 21 vite ka fjetur vetëm 3 netë gjum dhe pranon se kjo ngjarje e ka ngarkuar nga ana emocionale dhe se sot e kësaj dite flet me ta.

Ai thotë se në një moment edhe mamaja e ka kapur duke biseduar me të vdekurit të cilëve siç rrëfen ai u thotë se nuk mundi t’i tregonte familjeve të tyre ato që i kishin ndodhur atyre.

Bellanica: Po e shkelim çdo ditë gj akun e tyre nuk po e ndriçojmë. Çdo ditë më thonë: si shkelet mbi gj akun tonë.

Gazetari: Kush thotë?

Bellanica: Të vdekurit, në l uftë

Gazetari: I sheh në ëndërr?

Bellanica: Sikur me ty kur flas, flas me ta.

Gazetari: Komunikon me të vdekurit?

Bellanica: Me të vdekurit, edhe pi duhan.

Gazetari: Me ata që i ke filmuar

Bellanica: Që i kam prekur me duart e mija. që i kam verifikuar kush është ky, tek është ky. Pse ja ka bërë këtij këtë dhe ja kam marrë dorën ju kam thënë ti nuk çohesh me pi duhan po ta marr duhanin se po shitet duhani shumë shtrenjtë. Gjatë asaj kohe u shitte der në 100 marka një stekë duhan. Llogarite ku kam arrit unë në këtë situatë me ja marr t’vdekmit duhanin dhe me e pi.

Gazetari: Në ëndërr?

Bellanica: Jo në ëndërr, edhe tash unë më kujtojnë çdo ditë a të kujtohet kur ke marrë duhanin, e pse ma shkele gj akun tim?

Gazetari: Të thonë v iktimat?

Bellanica: Po v iktimat, unë e kam marr në realitet duhanin e tyre. po thojnë që ne po e shkelim gj akun e tyre nuk po e ndriçojmë gj akun e tyre. Për këtë arsye unë nuk dua që kaseta mo me u kthy. Që ata nuk duhet me më marr mua çdo natë me më thanë. Sa herë që kam intervista deri në 3 pako cigare i pi natën. Në shoqëri me të vdekurit. shoh trupin e tij por nuk muna me të tregu. Dy herë nana me ka nxan tu folë me të vdekurit. Gjithkujt i duket absurde, por mua më ndodhin.

Gazetari: Çfarë flet me ta

Bellanica: Që nuk munda t’ja tregoj familjes tëndë se çfarë të ndodhi që ta bënë kështu

Milaim Bellanica është d ëshmitari i m asakrës së Krushës së Madhe i cili xhiroi e kzekutime, fjalime të ndryshme të serbëve në Krushë të Madhe. Pamjet e tij më pas u publikuan nga BBC. Ditët e fundit emri i tij është lakuar në media pasi në një intervistë të tijën ai thotë se kasetën e filmimit në Krushë ia ka marrë Lulzim Basha dhe se ajo është zhdukur. Kjo ka sjellë një valë a kuzash nga ana e mazhorancës ndaj kreut të opozitës. Kryeministri Rama i ka kërkuar Bashës të sqarojë rolin e tij gjatë kohës që ka punuar për UNMIK. Kreu i opozitës i ka hedhur poshtë a kuzat duke a kuzuar kryeministrit se i ka sajuar këto s ulme ndaj opozitës për të zhvendosur vëmendjen nga situata e pandemisë. /Opinion.al