Në katin e tretë të shtëpisë së tij, ka një vend të vogël për të bërë punën që ai e do. Beqir Sahiri, i njohur si Beqa, qep ende me shumë dashuri e vullnet sikur në ditën e parë që kishte nisur, qysh para 50 vjetëve.
Ai kostumet e tij i cilëson më të mirat, madje thotë se nuk i krahasohen as me ato të presidentit Hashim Thaçi.
Madje, Beqa tregon se vite më parë shumë nga krerët e shtetit të Kosovës i kanë qepur kostumet tek ai.