Sabri Fejzullahu kur ishte deputet e rrinte pranë Hashim Thaçit e Adem Grabovci (FOTO)


Sabri Fejzullahun nuk e kujtojmë vetëm si këngëtar.

Përveç një këngëtar i njohur dhe shumë i dashur, ishte një periudhë kur Sabri Fejzullahun e shihnim edhe si deputet në Parlamentin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Në një fotografi të vjetër, e cila është e bërë në vitin 2003, Fejzullahu shihet në shoqërinë e Hashim Thaçit, Adem Grabovcit e Jakup Krasniqit, shkruan lajmi.net.

Fotografia është bërë gjatë vizitës së kryesisë së PDK në familjen e Fatmir Limajt, në kohën kur ai ishte i burgosur në Hagë.

Shumë ka ndryshuar që nga ajo kohë, e megjithëse xhaxhi Sabri është larguar nga politika, ai nuk ka hequr asnjëherë dorë nga muzika.