Sami Lushtaku: Albin Kurti është veteran i rrejshëm, e kena lut me e kapë a rmën, s’ka guxu

Një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për listat dhe numrin e madh të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka rikthyer debatin për kontributin e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Gazeta Express

Nga partia e Dardan Molliqjat e kanë quajtur Kurtin si “veteran të rrejshëm”, Ramush Haradinaj e ka k ërcënuar me p rotesta derisa nga Lëvizja Vetëvendosje janë munduar të kundërpërgjigjen me deklaratat e Sylejman Selimit, Rexhep Selimit, Rrustem Mustafës dhe Hysni Klinakut të OVL UÇK’së të cilët e quajnë Kurtin si bashkëluftëtar dhe veteran të UÇK’së.

Lidhur me këtë debat që është hapur, për Gazetën Express ka folur ish-k omandanti i UÇK’së, Sami Lushtaku. Ai thotë se Kurti s’ka qenë ushtar dhe se s’ka guxuar që të kapë a rmën edhe pse është lutur për një gjë të tillë.

“As s’u kanë ushtar… dihet ku u kanë o burrë a pe din, e kemi lutë me i kapë a rmët s’ka guxu a pe din…”, ka thënë Lushtaku për Express.

Tutje Lushtaku thotë se sa i përket statusit të veteranit, kryeministri Kurti është veteran i rrejshëm.

“Për mue nuk u kanë ushtarë… jo as ushtarë, për veteran s’di gjo, po tash janë bo qesi veteran të rrejshëm sa të dush tash, e në mesin e tyre është edhe ky tash”, ka thënë Lushtaku për Express.