Ka vdekur i riu nga fshati Prekaz i Skënderajt, Faruk Lushtaku.
I ndjeri vuante nga një sëmundje e rëndë, të cilës nuk arriti t’i përballonte, shkruan Jepi zë.
Lajmin për v dekjen e tij e kanë dhënë familjarët e tij, përmes një postimi në facebook.
Po ashtu, edhe Sami Lushtaku ka reaguar për vdekjen e Farukut, duke treguar që e ka djalë të axhës.
“Djali i agjës Faruku nga sot kaloi në përjetësi.
Një djalë i fortë e më zemër të madhe, i dashur e i respektuar për të gjithë, nuk i bëri ballë sëmundjes nga e cila vuante.
Pavarësisht saj, Faruku nuk u dorëzua asnjëherë duke qëndruar i fortë para sfidave të jetës. Ishte djalë shëmbull i urtësisë e mirësjelljes me të gjithë”, ka shkruar Lushtaku.
p