Sapo ndodhi: Devolli “ia fshinë” 2.5 milionë euro Telekomit


Ka dështuar arritja e marrëveshjes mes përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës dhe atyre të Z-Mobile, për kthimin e borgjit që Telekomi e posedon ndaj kompanisë në pronësi të Blerim Devollit, shkruan Gazeta Blic.

Kështu që, para pak minutash Z-Mobile, ka tërhequr 2.5 milionë euro nga xhirollogaritë e Telekomit.Lajmin e kanë bërë të ditur burime të Gazeta Blic, brenda Telekomit, të cilët kanë thënë se kompania e Blerim Devollit, tashmë e ka tërhequr shumën prej 2.5 milionë eurove.

Qeveria e Kosovës dhe përfaqësuesit e Z-Mobile, tash e sa kohë, janë duke tentuar të gjejnë një marrëveshje, që kompanisë së Blerim Devollit, t’i paguhet shuma prej 20 milionë eurove, që e kishte fituar përmes arbitrazhit.

Një prej dakordimeve ka qenë që Telekomi i Kosovës të marr kredi për kthimin e këtij borgji, ku Qeveria e Kosovës si aksionari kryesor, do të garantonte marrjen e kësaj shume të kredisë nga ana e Telekomit.