Se shpejti bëhet njohja e patent-shoferëve të Kosovës nga Gjermania (DETAJE)

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj sot është takuar me drejtorin për rrugë federale të Gjermanisë, Guido Zeilke.

Në atë takim, Zeilke e informoi ambasadorin Cufaj për fillimin e negociatave për njohjen reciproke të patent shoferëve mes Kosovës dhe Gjermanisë, shkruan Indeksonline.

Në njoftimin e ambasadës thuhet se të dy Qeveritë po punojnë me intensitet të lartë që marrëveshja të përmbyllet sa më parë.

“Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj priti sot në një takim pune Drejtorin për Rrugë Federale dhe Marrëveshje Ndërkombëtare nga Ministria Federale e Transportit dhe Dixhitalizimit, z. Guido Zielke.

Në këtë takim, Z. Zielke e informoi Ambasadorin Cufaj për fillimin e negociatave për njohjen reciproke të Patent shoferëve mes Kosovës dhe Gjermanisë.

Ambasadori Cufaj falenderoi me këtë rast zyrtarin e lartë gjerman dhe e informoi me vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës me përbërjen e Grupit Punues në Prishtinë.

Rrethanat pandemike kanë vonuar marrëveshjen por më e rëndësishmja është që dy Qeveritë po punojnë me intensitet të lartë që e njejta të përmbyllet sa më parë”, thuhet në njoftim./Indeksonline