Në Dhomat e Specializuara në Hagë, gjatë kësaj jave u mbajtën seancat e para kundër ish-krerëve të UÇK-së, Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimit. Të gjithë të lartpërmendurit u deklaruan të pafajshëm ndaj të gjitha pikave të aktakuzës.
Paraqitjet e tyre, u komentuan shumë dhe ata morën mbështetje nga shumë politikanë dhe figura publike në vend.
Përveç tyre, këto ditë kishte edhe disa spekulime për emrat e ardhshëm të cilëve do të u konfirmohen ak takuzat nga Gjykata Speciale.
Lidhur me paraqitjen e ish-krerëve të UÇK-së, profesori dhe njohësi i së drejtës kushtetuese, Riza Smaka në një prononcim për gazetën “Bota sot” tha se përgjigjet e tyre ishin në parim me fazën e procedurës pe nale.
Smaka deklaroi se senacat në vazhdim do të jenë më të ndërlikuara me pytje dhe kundërpyetje të kry qëzuara.“Përgjigjet e të pande hurëve në fjalë, në parim ishin adapte me fazën e procedurës pen ale. Në vazhdën e procedurës penale do të fillojë administrimi i provave i cili zakonisht është i ndërlíkuar dhe i ímplíkuar me pyetje, kundërpyetje të kryëzuara”, theksoi Smaka.
Profesori zbuloi se gjatë senacave tjera gjatë paraqitjes së provave edhe mund të identifikohen edhe persona të tjerë të dyshímtë.
“Së andejmi gjatë administrimit të provave pashmangshëm do të rezultojnë identifikime të dyshímta edhe për persona të tjerë. Edhe ashtu është sekret publik referuar edhe jo i pak personave nga tani të pan dehur për të cilët mund të priten procedime pe nale fillimisht paraprake e rrjedhimisht kryesore”, nënvizoi Smaka.
Për fund, ai uroj që të dën ohen vetëm persona fajtorë, por jo edhe të pafajshmit. Pasi sipas tij, më mirë 99 fajtorë të mbetën në liri, se një i pafajshëm të dën ohet.
“Le të urojmë për ak uzíme e dënime të personave të shpa llur dhe të verífikuar fajtorë, por të asnjë individi të pafajshëm. Më mirë madje shumë më mirë është që 99 fajtorë të mbeten në liri, se sa vetën një person i pafajshëm të dë nohej”, përfundoi Smaka.