Sekretari amerikan i Transportit, Pete Buttigieg njoftoi në Twitter se ai dhe burri i tij, Chasten Buttigieg, janë bërë prindër të dy fëmijëve./Pamjet meP0SHT.
Pete Buttigieg shpërndau në Tëitter një fotografi bashkë me burrin të cilët mbanin në krahë binjakët e quajtur Penelope Rose dhe Joseph August.
“Chasten dhe unë jemi jashtëzakonisht mirënjohës për të gjitha urimet e mira që kur ndamë lajmin se po bëhemi prindër. Ne jemi të lumtur të mirëpresim Penelope Rose dhe Joseph August Buttigieg në familjen tonë”, shkroi Buttigieg në Twitter krahas fotografisë.
Çifti gjatë mesit të muajit gusht njoftuan se do të bëheshin prindër, por më pas nuk dhanë ndonjë detaj tjetër në lidhje me këtë gjë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Sipas The Washington Post, dyshja po përpiqeshin të birësonin një fëmijë qysh para një viti, madje në fillim të këtij viti, çifti pothuajse adoptuan një fëmijë nga një nënë që lindi, por më pas ajo ndryshoi mendje.
Chasten Buttigieg i tha gazetës se procesi i birësimit ishte një cikël vërtet i çuditshëm, zemërimi, zhgënjimi dhe shprese.
Kur u pyet se çfarë do t’i thoshte çifti fëmijës së tyre të ardhshëm, ai tha: “Ne u përpoqëm shumë dhe pritëm gjatë për ju”.
Ndryshe, Pete Buttigieg ishte kandidat i demokratëve për President të Amerikës, nga e cila garë më pas u tërhoq.