Selektori serb dhe miqësia e tij e dikurshme me Arkanin

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu ka bërë ndërlidhjen e sportit me k rimin serb dhe fytyrën e vërtetë të Serbisë.

Në një postim të Facebook, Musliu ka thënë se pjesëmarrja e Serbisë në Kampionatin Botëror në Futboll, “Katar 2022”, hapi debatin e vetëm – zbulimin e vërtetë të fytyrës së Serbisë k riminale. Asgjë sportive. Asgjë fisnike.

Sipas tij mungesa e rezultateve sportive, duke u renditur ndër përfaqësueset më të dobëta, e bëri Serbinë dhe aparatin shtetëror e k riminal të tyre, që ta humbasin vëmendjen nga dështimi, ta rrisin n acionalizmin e sh ovinizmin serbomadh.

“Sporti serb, dhe veçmas futbolli, është i mbuluar me s kandale. Nën fanellat e futbollistëve të tyre, fshihen k rimet e l uftës, k ontrabandistët e d rogës, ata të cigareve dhe për fat të keq edhe ndonjë prift i Kishës Ortodokse Serbe.