![](https://i.imgur.com/FK1NUCk.jpg)
![](https://i.imgur.com/LIoPAGY.jpg)
![](https://i.imgur.com/CRU701k.jpg)
![](https://i.imgur.com/l7bgfeN.jpg)
![](https://i.imgur.com/iPHyMLz.jpg)
Dikur ruante dhitë, sonte sfidon Messin dhe Argjentinën.
Luka Modriç mund të fitojë vetëm zemra tifozësh, kurrsesi u rrejtje.
Me përulësinë e tij dhe nivelin e futbollit që luan pavarësisht moshës, kroati është kthyer në një histori frymëzimi për shumëkënd.
Është historia e një fëmije që në moshën 5-vjeçe duhej të ruante dhitë. Madje për të vërtetuar të gjithën këtë, kanë dalë edhe foto nga ajo kohë. Por si është e mundur që syri i një fotografi të kapte Modric në moshën 5-vjeçare? A e dinte ai vallë se ky djaloshi do të bëhej dikush në të ardhmen? Jo, ishte shumë rastësore.
![](https://i.imgur.com/FK1NUCk.jpg)
![](https://i.imgur.com/LIoPAGY.jpg)
![](https://i.imgur.com/CRU701k.jpg)
![](https://i.imgur.com/l7bgfeN.jpg)
![](https://i.imgur.com/iPHyMLz.jpg)
“Ata ishin njerëz të mirë. I vizitoja sa herë që shkoja për të filmuar kafshë të egra, natyrën dhe jetën në male.
Kështu që një ditë regjistrova dhe fëmijën e tyre, Lukën, që ruante një kope dhish. Menjëherë pas vitit 1990, lufta sh katërroi shtëpinë e tyre. Gjithçka ndryshoi papritur dhe nuk i pashë më.
Ata u larguan si shumë njerëz nga ajo zonë”, përfundon Paul Balenoviç, njeriu që nga pasioni për kafshët, i ofron sot botës të shkuarën e pazakontë të një ylli botëror.
Kur ishte në moshën 6-vjeçare, Modric i duhej të mësonte se gjyshi i tij, njeriun me të cilin ishte më tepër i lidhur shpirtërisht, kishte ndërruar jetë nga serbët.
![](https://i.imgur.com/FK1NUCk.jpg)
![](https://i.imgur.com/LIoPAGY.jpg)
![](https://i.imgur.com/CRU701k.jpg)
![](https://i.imgur.com/l7bgfeN.jpg)
![](https://i.imgur.com/iPHyMLz.jpg)
Të rritur në një zonë luf.te, mes zhurmave të gra.natave që shpërthenin ngado, Luka ia arriti që të mbijetonte dhe të forcohej mes kësaj vështirësie.
Trajnerët i thonin dikur se është shumë i dobët dhe i ndrojtur për të luajtur futboll, por sot shohin nga televizori sesa larg shkoi ky mesfushor.