Serbët kërcënojnë Albin Kurtin: Po vjen ushtria serbe të të arrestojë, do të shkosh në burg në Nish

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë një koment kërcënues nga një përdorues i Facebook-ut në shkrimin e tij për vizitën te polici i plagosur në veriun e Kosovës.

Një llogari me emrin Aleksandar Radivojevic i ka thënë Kurtit se së shpejti do të shkojë në burg dhe se ushtria serbe po vjen për ta arrestuar.

“Së shpejti do të shkosh në burg, Albin, po vjen ushtria serbe të të arrestojë, do të shkosh sërish në burg në Nish”- thuhet në komentin e lënë në shkrimin e Kurtit në Facebook.

Nga e njëjta llogari është bërë edhe një koment tjetër me gjuhë të urrejtjes: “Gjaku i shqiptarit duhet të rrjedhë në përrenj.”

Kryeministri Kurti ka marrë mbi 31 mijë pëlqime në shkrimin e tij për vizitën te polici i plagosur. Ai ka publikuar edhe një fotografi, ku shihet duke ia mbajtur dorën policit të shtrirë në shtrat.