Derisa disa media me pikëpamje naciona liste çojnë në qiell veprimin e priftit serb në Koshare, është një tjetër gazetë atje që thotë se me anë të këtij gjesti do ta pës ojnë keq serbët që jetojnë në Kosovë.
Sipas gazetës “Blic” videoja e krijuar për të tërhequr vëmendjen, përmbushi qëllimin e tij themelor. Ai u bë viral, aktori i tij kryesor shpallet, por në fa kt ky klerik u bëri shumë më tepër dë m serbëve nga Kosova sesa dobi.
“Të thuhet e vërteta, nuk ka asnjë përfitim nga kjo lëvizje për serbët nga Kosova, dhe përfitimi i vetëm është aktori i saj në popullaritetin e menjëhershëm që i solli atij. Fatura për atë popullaritet do të paguhet nga serbët të cilët qëndruan në Kosovë, përkundër gjithçkaje”, thuhet në reagimin e gazetës serbe “Blic”.
Po sot Igumeni i manastirit të Deçanit, Sava Janic, ka thënë se prifti që e ka hequr flamurin kombëtar nga Kosharja nuk ka lidhje me kishën.
Janic përmes Facebook-ut ka thënë se distancohen nga këto veprimtari që rrezikojnë marrëdhëniet midis komuniteteve etnike dhe fetare.
“Për të gjitha viktimat ne lutemi rregullisht në tempuj, veçanërisht për të rinjtë që vdiqën në luftë”, ka shkruar ai.
Këto sjellje ai i ka quajtur të papërgjegjshme.
“Sjellja e papërgjegjshme e individëve që vijnë në Kosovë vetëm për të regjistruar materiale, video të bujshme shkaktojnë dëm kryesisht për njerëzit tanë të cilët kanë mbetur të jetojnë këtu”, ka thënë igumeni i manastirit të Deçanit.
Dje në mesditë, u largua flamuri Kombëtar në Koshare, nga një prift serb.
Ndërkohë për këtë rast, Policia e Kosovës ka njoftuar se do të iniciojë hetim dhe padi për priftin serb.
Në një video të publikuar sot nga gazeta serbe “Novosti”, prifti, i shoqëruar nga dy miq të tij, u ngjit në tavanin e kullës dhe hoqi flamurin shqiptar, që ishte atje që nga koha e luf tës.