Serbia mundohet ta tregojë forcën duke i paraqitur 3 mijë ushtarë me tanke e avionë, jo aq larg Kosovës!


Ushtria e Serbisë ka mbajtur një ushtrim taktik gjatë ditës së sotme në Pestër, jo aq larg (vijë ajrore) me Republikën e Kosovës.

Në këtë aksion simbolik morën pjesë edhe krerët e Beogradit zyrtarë, presidenti, Aleksandër Vuçiq, kryeministrja, Ana Brnabiq, ministri i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, shefi i BIA-së, Bratislav Gasic, anëtari i presidencës serbe në BiH, Milorad Dodik…

Afro 3 mijë pjesëtarë të ushtrisë serbe dhe më shumë se 150 automjete dhe sisteme luftarake dhe rreth 40 avionë ishin pjesë e stërvitjes “Bashkëpunimi 2020”.