“Serbia, sot është si qen pa dhëmbë, veç mundet të lehë karshi Kosovës”

“T ensionet mes Kosovës dhe Serbisë po vazhdojnë të jenë prezente ende. Ka mjaftuar një reagim i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ndaj suspendimit të kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq, që edhe zyrtarë të tjerë në Beograd si në kor, të s ulmojnë kryeministrin Kurti e madje të k ërcënojnë edhe me k onflikt të hapur me Kosovën.

Aleksandar Vulin, i cili ka thënë se shkarkimi i gjyqtares serbe në Mitrovicë, është hapi i parë drejt l uftës mes dy shteteve.

“Ky është hapi i parë drejt p ërfshirjes së Serbisë në k onfliktet e a rmatosura në Kosovë, të cilin shqiptarët (Vulin ka përdorur termin f yes “šiptari) po e përgatisin. Nëse Bashkimi Evropian, i cili është sponsor i Marrëveshjes së Brukselit, nuk mbledh një takim në Bruksel dhe ndalon çfarëdo a ksioni të dhunës kundër serbëve në Kosovë, atëherë me të drejtë mund të themi se s ulmi i Kurtit nuk erdhi nga koka e tij e h elmuar nga u rrejtja. Çfarëdo që të sjellin ditët në vijim, është e sigurt se Serbia ka bërë gjithçka për të ruajtur paqen dhe se e gjithë përgjegjësia për stabiliteti i rajonit tani varet nga Bashkimi Evropian, KFOR-i dhe Kurti”, tha Vulin.

Në lidhje me këtë temë në një p rononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politikë, Rexhep Shahu.

Rexhep Shahu

Ai u shpreh se Vulin është duke parë ëndërra me sy hapur sepse Kosova tashmë ka një ushtri dhe ka gjithashtu NATO brenda saj.

Sipas tij, Amerika ka bazë ushtarake në Kosovë dhe Kosova është shtet fal investimit politiko u shtarak të Amerikës.

“Nuk e di sa është e rr ezikuar Kosova nga Serbia, nuk e di sa ëndrra sheh Vulin, nuk e di sa fuqi ka Kurti e sa f orca mbledhë Kosova në një rast l ufte, por di se tani Kosova është shtet, ka ushtri të saj të a rmatosur e jo si në kohën e UÇK kur dolën në l uftë 10 mijë njerëz edhe pa pushkë e pa përvojë. Sot Kosova ende nuk është në NATO por NATO është në Kosovë, Amerika ka bazë u shtarake në Kosovë dhe Kosova është shtet fal investimit politiko u shtarak të Amerikës.

Asnjë lloj mburrje nuk i shkon askujt në Kosovë për l uftë e t rimëri, por edhe Serbia është sot si qen pa dhëmbë që veç mundet me lehë kundër Kosovës”, u shpreh ai.

Më tej, ai shton që detyrë e Kosovës tash është të largoj disa persona që mbajnë emrin e veteranëve.

“Kurti e qeveria e tij duhet ta dinë se ushtria e Kosovës nuk është ndërmarrje punësimi m ilitantësh, sepse nuk do të jetë e fikase, dhe Kosova të heqë disa zero nga numri b anal i veteranëve”.