‘Shabani’ i Llapit: Gratë e reja nuk po dinë me gatu


Të gjithëve ju kujtohet djaloshi nga Podujeva, Yll Raçi – i njohur si Shabani, i cili jeton sikur i moshuar dhe vishet si i moshuar. Ai nuk del kurrë pa plis.

Ylli pas paraqitjes së parë ku u bë senzacion në Kosovë për mënyrën e tij të jetesës, ka folur edhe një herë për mediat. Ndonëse jeton si i moshuar Ylli i njohur edhe si Shabani është përdorues i rrjeteve sociale si Facebook apo Instagram.

“ Nëse nuk i kisha përdorë qito dyja kërkuhs nuk më kish njoftë, as nuk më kish thirrë nëpër emisione. Nëse nuk më kishe pas në FB ose Intagram nuk e kishe ditë kush jam. Nuk jam bash i ktynehershit. Facebook dhe Instagrami nuk janë të ndalume se nëse i përdor për mirë. Nëse e kqyrim holl e holl as telefon nuk po bëjka me mbajtë, E nëse nuk kish pas telefon nuk i kisha vizitu as odat:, thotë ai.

Ai thotë se ka edhe shokë të rinj por më shumë i pëlqen të shoqërohet me të moshuar sepse ata nuk bëjnë punë të kqija, kurse rinia po.
“Shoqëria është e shenjë por do të ri nuk bën mi cu në familje. Plaku kurrë nuk të mëosn për keq. Nëse rrin ma naj të ri ata thojnë më vjedh e marrë drogë, a pleqtë thojnë me punu e me gjallnu, Senet që po bahen ngatërresat, ndahen se ai mashkulli si mashkull amrotohet e nuk kthehet në shtpi deri në 11 e mfera si rrin”, tha ai në Suigeneris të Insjaderit.
Ai thotë se ka njerëz që e paragjykojnë por në shumë vende e mirëpresin dhe e nderojnë.

“Edhe gratë hin në pantoll a si të sheh me tirqi e plis doket që je burrë”, shtoi Ylli.
Shabani ka folur edhe për ndarjet dhe pandeminë. Ai thotë se shumë cifte janë ndarë sepse gratë nuk kanë ditur të gatuajnë.

“Që po dahen nuk është punë e mirë hiq. Nuk më pëlqen kjo punë.. E gjëjnë nani tjetrin e njofothen për një javë e tani dahen. Ktyneherë kanë nejt 1 vjet nër unazë. Tash dahen se ka ba famë, a cika e ka pa një djalë më të mirë. Hajde shkojmë në kafe se nuk dinë me gatu. Tash në pandemi të kishin ditë qito gra me gatu. Gratë e reja ekanë hup millin e nuk kanë ditë me gatu. Kur të shkojsh nuse duhet me ditë. Pandemia i ka sjellë do sene ndryshe, janë nda shumë sene. Pse janë prishë se një fmi ka lyp bukë”, tha ai.

Ylli apo Shabani ka folur edhe për traditën e odës dhe se cilëtb janë burra më të mirë e të besës.

“Nuk dal pa plis kurrë. E kam një jetë më të vecantë se të tjerët. Më pëlqen e dua dhe e praktikoj. Shkoj në xhami, dalë për kafe, marrë pjesë nëpër pleqni, nëpër oda. Shkojmë i ndjekijm odat. Është traditë e jona:, ka thënë ai.

Shabani duke folur për odat thotë se po humbet tradit e tyre. Ai ka thënë se Juniku, Llapi, Drencia e Gjakova i kanë odat e mira.

“Oda vecse është tu u hup. Dikush i thotë odë me kauça. Llapi i ka odat e mira. Nuk ka shumë vec qato që janë, janë të mira. Tu u nis prej Llapit. Llapi ka pas pak kulla në Llap po u kanë odë një katëshe, açik prej shpie, nuk u kanë i përzim me granim. Juniku i ka pas odat në kulla. Ata e kanë pas në kat të dytë odën. Juniku ka pas shumë kulla”, thotë ai.

Shabani thotë se i pëlqen të qëndrojë në odat e Llapit por i pëlqejnë shumë odat e Junikut.
Ai thotë se llapjantë janë burra të besës por drenicakët e mbajnë më shumë traditën e odës.
“Drenica rrinë në oda. Nuk ka as burra për odë tash”, thotë ai.

Ylli Raçi tregon se në Has ende oda bëhet me zakone të mocme, sepse oda nuk është me cimento por me baltë.
Atij nuk i pëlqejnë odat e shtruara me laminat.
“Edhe femrat marrin pjesë. Oda diku u ktrhy në bibliotekë. Të ritë nuk e din tash cka është trapazani, as cka është veku. Ajo vazjë a djalë që shkon me vizityu odën ndalet e kujtohet që paska qenë më herët”