Shefja e UNMIK-ut në Kosovë, Caroline Ziadeh, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës për nder të festës së Kurban Bajramit.
Ajo u prit nga Myftiu Naim Tërnava me ç’rast uroi besimtarët myslimanë për festën, njofton Klankosova.tv.
Ziadeh, që është nga Libani, gjatë vizitës së saj në BIK komunikoi në gjuhën arabe me Tërnavën dhe nuk kishte nevojë për përkthyes.
Ndryshe, shefja e UNMIK-ut flet rrjedhshëm tri gjuhë – gjuhën arabe, angleze dhe frënge.