Shikojeni si bën not Shqiptari në këtë kohë të ftohtë pa pikë problemi (Video)


As dëbora dhe ngricat nuk e pengojnë Arben Abazin në zhytjen e tij dimërore në ujërat e detit Jon. Në temperatura mjaft të ulëta sot 37-vjeçarin e gjetëm në breg të detit në Vlorë, për zhytjen e radhës. Në det nuk qëndron më shumë se 10 minuta, aq sa i duhen për dobitë shëndetësore që thotë se i sjell një sport i tillë /Pamje mePosht

I apasionuar pas dallgëve që 7-vjeç, Arbeni çdo dimër përjeton aventura në det. Notari i pazakontë ka një këshillë për të gjithë, ta shfrytëzojnë detin në çdo stinë, pasi uji është jetë.