F orcat antί-t error të Malit të Zi kanë nxjerrë nga Manastiri i Cetinës, metropolitin e ri të Kishës Ortodokse Serbie, Joanikije, pas ceremonisë së shugurimit.
Ai është shoqëruar nga dalja e manastirit dhe është nisur me një helikopter për në Podgoricë.
Nga pamjet që kanë dalë në media malazeze dhe në rrjete sociale, shihet se f orca të shumta të sigurisë janë bërë “mburojë” e metropolitit të ri, për shkak të tensίoneve jashtë manastirit të Cetinës.
Në një situatë të tensίonuar, me protestues malazezë, në Cetine të Malit të Zi është mbajtur ceremonia e shugurimit të Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije.
P rotestuesit malazezë kundërshtojnë ndikimin serb në Malin e Zi, duke kërkuar që të ruhet identiteti i tyre kombëtar, i ndarë nga serbët.
Ata kanë vënë barrίkada në rrugë për të penguar ardhjen e krerëve të Kishës Ortodokse Serbe në manastiritn e qytetit të Cetinës, që dikur ishte kryeqytet i Malit të Zi.
Përvec protestuesit me Polici, janë p ërplasur edhe udhëheqësit më të lartë të shtetit malazez.
Kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiq, që vjen nga linja politike proserbe, ka a kuzuar se këto p rotesta ishin të porosίtura për veprίme t errorίste. Ndërkaq presidenti propërendimor, Milo Gjukanoviq, partia e së cilit ka humbur pushtetin vitin e kaluar, ka përkrahur p rotestat.