Zvicra e ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër ndaj Serbisë për herë të dytë radhazi dhe për herë të dytë radhazi e eliminoi Serbinë.
Helvetikët triumfuan 3:2 ndaj Serbisë, duke u kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së Botës.
Nuk kishte si të mungonte edhe një shqiptar në listën e realizatorëve.
Ishte Xherdan Shaqiri që realizoi golin e parë në ndeshje në minutën e 20-të të ndeshjes, duke heshtur tifozët serbë që e vërshëllenin sa herë prekte topin.