Shikojeni si u përshëndetën Vjosa e Hoti sot para Qeverisë! (PAMJE)

13-vjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës i ka bashkuar sot ish-partiakët Vjosa Osmanin dhe Avdullah Hotin, raporton Gazeta Express.

Si udhëheqës të dy institucioneve kryesore të shtetit, Hoti dhe Osmani kanë marrë pjesë sot në ceremoninë që është mbajtur para Qeverisë ku është bërë ngritja e flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së.

Osmani si u.d e presidentit dhe Hoti si kryeministër në detyrë kanë udhëhequr këtë ceremoni.

Megjithatë, dyshja që ka një kohë që kanë prishur raportet pas përjashtimit të Osmanit nga LDK-ja janë përshëndetur ftohtë në mes vete./GazetaExpress

VIDEO: