Shikojeni si vetura e policisë thyen rregullat në trafik (PAMJE)

Një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës, ka thyer rregullat e trafikut rrugor sot gjatë ditës.

Kjo pasi që e njëjta është parë duke u kthyer në vendin e ndaluar për kthim.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën për Gjakovë, shkruan Express.

Ndryshe, Policia e Kosovës për 24 orë ka raportuar 15 aksidente me persona të lënduar si dhe 28 aksidente trafiku me dëme materiale.